VIDEO/ “Mbaje telefonin të fikur”, ushtarëve ukrainas u ndalohet të flasin me të dashurat nga fusha e betejës, kjo është arsyeja

Shpërndaje lajmin

Ushtarët ukrainas kanë përshkruar rreziqet e përdorimit të një telefoni celular në vijën e frontit dhe se si telefonate ushtarëve rusë mund të përdoren për t’i shënjestruar dhe që do të kishte një efekt shkatërrues.
“Kur dëgjoni një dron, keni rreth pesë sekonda për të lënë pozicionin tuaj dhe për të vrapuar. Raketa do të fluturojë në atë shpejtësi,” u është thënë trupave ukrainase, shkruan Sky News.
Dëshmitë e reja sugjerojnë se rrjetet celulare tani janë duke u armatosur si një instrument lufte në konfliktin aktual, pasi secila palë gjurmon telefonat e ushtarëve.
Rreziqet e përdorimit të pajisjeve në fushën e betejës ndoshta janë vënë sërish në qendër të vëmendjes, pasi Rusia fajëson përdorimin e telefonit celular nga ushtarët e saj për një sulm vdekjeprurës raketor ukrainas në Makiivka, i cili sipas disa vlerësimeve vrau qindra ushtarakë.
Si gjurmohen telefonat në fushën e betejës?
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *