VIDEO/ Mbrojtësit i japin fitoren Juventusit, bardhezinjtë triumfojnë në shtëpi

0
Shpërndaje lajmin

Juventus ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit me rezultatin 2-1, edhe pse ishte e vështirë ndaj skuadrës së Ranierit.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, dhe pa asnjë gjuajtje në portë nga të dyja skuadrat. E dyta ishte më e vrullshme, me Juventus që gjeti golin e parë në minutën e 60’ falë brazilianit Bremer. Goli i dytë erdhi përsëri nga një qendërmbrojtës, me Ruganin i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 70’. Cagliari gjeti golin e vetëm në minutën e 75’ me anë të Dossena.
Me këtë fitore, Juventus ngjitet në krye të tabelës në mënyrë provizore me 29 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të dytë./ h.ll/
Shikoni golat e ndeshjes Juventus-Cagliari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *