VIDEO/ Milani rikthehet te fitorja në kampionat, kuqezinjtë shkojnë +4

Share

Milan ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishmë në shtëpi. Të besuarit e Piolit mposhtën 2-0 Torinon. Goli i parë u shënua nga Leao në minutën e 20-të, me portugezin që nuk fal para portierit. I dyti vjen 15 minuta më pas, me Kesien që realizon nga pika e bardhë. Torinezët u përpoqën ët reagonin, por e kishin gati të pamundur.

Kështu, Milan shkon në kuotën e 40 pikëve, në vendin e parë, katër më shumë se sa Interi. Në krahun tjetër, Torino është e 19-ta me 12 pikë.

FT| MILAN – TORINO 2-0
Leao 25′, Kesi 37′ (p)

 

 

 


Share

Komente