VIDEO/ Miqësoret: Holanda fiton me “tris”, Anglia i falet një penalltie

Shpërndaje lajmin

Ekipet pjesëmarrëse në Euro 2020 po zhvillojnë takimet e fundit miqësore. Fitojnë Holanda, Anglia, Danimarka dhe Skocia. “Tulipanët” e De Boer mposhtën 3-0 në shtëpi Gjeorgjinë.

Memphis Depay ktheu në gol një penallti në minutën e dhjetë, teksa në fraksionin e dytë të sfidës erdhën golat e Wout Weghorst dhe Ryan Gravenberch. Anglia u mjaftua me një sukses minimal ndaj Rumanisë.

“Tre Luanët” fituan 1-0, i njëjti rezultat që u regjistrua edhe ndaj Çekisë pak ditë më parë. Goli i fitores erdhi në mesin e pjesës së dytë dhe atë e realizoi Markus Rashford. Jack Grealish fitoi një penallti dhe sulmuesi i United nuk gaboi.

Anglia fitoi një tjetër penallti dhjetë minuta më vonë, por portieri rumun priti goditjen e Jordan Henderson, kapitenit të Liverpool. Danimarka iu fal golave të Martin Braithwaite dhe Andreas Cornelius për të thyer 2-0 Bosnjen.

0-1 fitoi Skocia përballë Luksemburgut. Che Adams realizoi golin e fitores në pjesën e parë për skuadrën ishullore. Pa gola u mbyll ndeshja Austri-Sllovaki. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *