Video/ Momenti kur ndërtesa shumëkateshe ndahet në mes dhe bie në rrugë në Turqi

0
Shpërndaje lajmin

Juglindja e Turqisë u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7, 8 ballë i shkallës Rihter i pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.
Mbi 2500 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur. Pamje  të frikshme nga momentet e lëkundjeve e frikshme që zgjatën 100 sekonda janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Horrific videos emerging from #tuerkiye of the devastating earthquake building crumbles down in mere seconds #Turkey #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/485DYrHIKN
— Amit Sahu (@amitsahujourno) February 6, 2023

Në një video të postuar në Twitter shihet se si një ndërtesë shumëkatëshe dhe ndahet në mes dhe bie në rrugë.
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Shkon në 2500 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
Osmani autorizon Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmë në Turqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *