(VIDEO) “Mos na hidhni në Instagram ore”/ Veliaj tallet keq me Bashën dhe tregon tramvajin tek sheshi “Nënë Tereza”

Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Në videon e Veliajt shfaqet një tramvaj prej lodre i linjës Sheshi “Nënë Tereza”–Kamëz.
Bashkëngjitur videos Veliaj shkruan: “Mos na hidhni në Instagram ore”, duke ironizuar kështu Bashën i cili iu drejtua me të njëjtat fjalë pak ditë më parë gruas së tij teksa e filmonte duke gatuar. Ndërkohë në fund të videos shkruhet se: Gur, gur bëhet mur, por dhe muri do ustanin”.

VIDEO => https://www.instagram.com/p/CLls4oWhPpW/?utm_source=ig_embed


Share

Komente