VIDEO/ Ndalet Kukësi i Nicës, “rrogozhinasit” nuk falin në “Egnatia Arena”
Pas dy fitoresh radhazi, ndaj Laçit e Vllaznisë, “verilidnorët” e Kukësit janë prezantuar sërish me humbjen, teksa në “Arena Egnatia” u mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 nga “rrogozhinasit” e Egnatias, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të La Liga.
Pavarësisht rezultatit, goli i parë i sfidës erdhi nga La Torre, i cili pasi merr një asistim fantastik, nga Salami, brenda zonës, mposht me një goditje fantastike portierin Sherri, duke i dhënë kështu skuadrës së Nicës avantazhi, në minutën e 26’-të të sfidës, mirëpo pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 36’, pas një ndërhyrje të gabuar nga Rivas i Kukësit, kundrejt Fangajt, nuk lihet pa u ndëshkuar nga abritri kryesor, i cili akordon menjëherë penaltivë, penallti që kthehet në gol falë “fantazist” brazilian, Fernando, duke e mbyllur të parën në barazim.
ME fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “rrogozhinasit” e Edlir Tetots u hodhën në sulm për të gjetur golin e fitores, gol të cilin e gjetën në minutën e 56’ të sfidës, ku nga një distancë e konsiderueshme nga porta, 24-vjeçari Sebastjan Spahiu dërgon topin ne rrjete, duke “vulosur” fitoren e skuadrës së tij.
Falë këtij rezultati, Egnatia mbetet në vendin e parë të renditjes, me 23 pikë, po aq sa Partizani i vendit të 2-të dhe plot 9 pimë më shumë se Laçi e Tirana, që mbullin “top 4” më të mirat, ndërsa skuadra e Kukësit mbetet në vendin e 5-të rë renditjes me 13 pikë. /i.m /
SHIKONI GOLAT:
Goli i Sebastian La Torre, 0-1:
Goli i Fernando, 1-1:
Goli i Sebastjan Spahiu, 2-1: