October 28, 2021

VIDEO/ Një eurogol zhbllokon Belgjikë-Portugali, Hazard i jashtëzakonshëm

Shpërndaje lajmin

Vjen goli i parë në takimin Belgjikë-Portugali (fituesi luan kundër Italisë). Dy ndër skuadrat favorite për fitimin e Euro 2020 po përballen mes tyre në Sevilla për një biletë në çerekfinale.

Fundi i pjesës së parë ka sjellë avantazhin e Belgjikës. Minuta e 42-të dhe gol i Thorgan Hazard, lojtarit ofensiv të Borussia Dortmund, i cili gjen golin e dytë në Euro 2020.

Eurogol me të djathtën i Hazard, i cili ia del të mposhtë Rui Patricion me një “predhë” nga larg. Belgjika në avantazh, teksa tani pritet reagimi i kampionëve në fuqi të Europës. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *