VIDEO/ Një truk i thjeshtë se si të mbuloni puçrrat në fytyrë
Në rrjetet sociale ka një sërë trukesh për të mbuluar aknet, dhe një për të cilën mund të mos keni dëgjuar më parë është “metoda ngjitëse”. Edhe pse emri tingëllon e çuditshme, nevojiten vetëm tre produkte dhe sipas një estetistje, në këtë mënyrë do të mbuloni të gjitha defektet në fytyrë.
Mikayla Noghiera tregoi se si i mbulon aknet dhe mblodhi më shumë se tre milionë shikime në pak orë, shkruan Glamour. Procesi fillon me një serum hidratues. Edhe pse Mikayla përdori një serum me acid hialuronik, ajo vëren se “çdo serum që lë një fund ngjitës në fytyrë pas aplikimit do të jetë efektiv”.
@mikaylanogueira HOW TO PERFECTLY COVER ACNE USING THE STICKY METHOD #makeup #beauty #acne #acnecoverage ♬ original sound – Mikayla Nogueira
Më pas kaloni në hapin tjetër – aplikoni një primer, domethënë çdo produkt që ka për qëllim të përgatisë lëkurën dhe gjithashtu të ndihmojë që grimi të fiksohet në fytyrë. Pas kësaj, fytyra do të duket sikur ngjit dhe siç thotë grimierja, korrektori juaj mat do të fiksohet në fytyrën tuaj si ngjitës.
Hapi më i rëndësishëm është të lini korrektorin të thahet (kjo është arsyeja pse opsioni mat është më i miri). “Prisni deri në pesë minuta që të thahet plotësisht. Koha e tharjes është shumë e rëndësishme. Unë madje rekomandoj përdorimin e një ventilatori nëse keni një të tillë,” shpjegoi Mikayla në video.
Në fund, pasi korrektori të jetë tharë, plotësoni pjesën tjetër të rutinës tuaj të grimit. /