VIDEO/ Partizani triumfon ndaj Kukësit, në fund ndodh episodi i rrallë

Share

Partizani arriti të fitojë ndaj Kukësit në “Elbasan Arena” dhe të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për garën për titullin kampion, në një ditë kur Vllaznia u ndal në Korçë.

Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 63-të, kur Çinari shënoi një gol të bukur pas krosimit të telekomanduar të Asanit. Në pjesën e mbetur të lojës Kukësi nuk mundi të reagonte dhe Partizani u mundua të ruajë avantazhin.

Kur u duk se gjithçka do mbyllej me fitoren minimale të Partizanit, u shënuan dy gola, në mënyrën më të pazakontë ndonjëherë në Superiore. Në minutën e 88 Taipi dëmtohet në zonë, por Murataj vazhdon lojën dhe shënon për 2-0.

Direkt pas kësaj te Partizani bëjnë gjestin e vitit. Lojtarët e të kuqve qëndrojnë të palëvizur në fushë dhe lënë Limajn të shënojë për të shlyer gabimin e Muratajt dhe shifrat vulosen në 1-2. Me këtë triumf Partizani afrohet 4 pikë nga Vllaznia dhe Kukësi renditet në vendin e 5-të me 29 pikë.


Share

Komente