April 15, 2021

VIDEO/ Përmbysja e madhe e Milanit, uniku Tiziano Crudeli dhuron “show”

Shpërndaje lajmin

Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme, ku të besuarit e Stefano Piolit triumfuan me rezultatin 2-3 në transfertën e Fiorentinës. Tre pikë me shumë vlera për kuqezinjtë dhe tashmë ata e shikojnë veten -6 pikë larg Interit të vendit të parë.

Sigurisht që në ndeshjen e sotme emocionet ishin të mëdha, pasi pamë dy përmbysje gjatë duelit. Fillimisht kaloi “Djalli” në avantazh e më pas vendasit morën frerët e lojës dhe ndeshja shkoi 2-1.

Më pas erdhi përmbysja finale nga milanezët, duke i bërë me zemër të gjithë tifozët anembanë botës. Sigurisht që nuk mund të mungonte as një reagim nga Tiziano Crudeli, ultrasi i njohur kuqezi. Komentatori italian nuk e mban vendi në momentin e golit të tretë, duke bërtitur me të madhe emrin e Hakan Calhanglu. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *