January 18, 2022

VIDEO/ Po i shpërblen besimin, trajneri i Southamton: Broja me shumë talent

Shpërndaje lajmin

Armando Broja vazhdon t’ia shpërblejë besimin trajnerit të Southampton, Ralph Hasenhuttl pasi në dy ndeshje i aktiviuar si titullar ka shënuar dy gola duke i dhënë skuadrë angleze 4 pikë.

Tekniku autriak shpesh herë ka qenë edhe kritik ndaj sulmuesit “kuqezi” edhe pse kurrë nuk e ka mohuar talentin e madh të shqiptarit.

Në fundin e ndeshjes ndaj Burnley ai u shpreh i lumtur që e ka djalin nga Malësia e Madhe në skuadër, e po ashtu arsyetoi  pse e zëvendësoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Broja është shumë lojtar i rëndësishëm për ne dhe jemi shumë të lumtur që nënshkruam me të në verë. Ne e dimë që lojtarët e rinj mund të kenë një shans shumë të mirë rritjeje në klubin tonë. Shpresoj që Broja të mos ketë asgjë serioze me kyçin e këmbës, pasi ndiente dhimbje dhe ndaj e zëvendësova. Ai, bashkë me Livramenton janë shumë të rinj, shumë të talentuar dhe ndihen shumë mirë në grupin tonë. Në mënyrën që Southamptoni di, do të punojmë për t’i përmirësuar shumë këta të rinj. Ata mund të mos qëndrojnë gjatë këtu, por ne do t’i ndihmojmë të bëhen më të mirë”, u shpreh Hasenhuttl./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *