VIDEO/ “Qytetarët” bëjnë magjinë, fitojnë me përmbysje ndaj Tottenham dhe vazhdojnë garën për titull

Shpërndaje lajmin

Ka përfunduar në “Etihad Stadium”, supersfida mes Manchester City dhe Tottenham, ku “qytetarët” arritën të fitonin me përmbysje me rezultatin 4 me 2, duke qëndruar kështu në garën për titull.
Pjesa e parë foli tërësisht për Tottenham, me “gjelat” që arritën të shënonin 2 herë në këtë fraksion loje, fillimisht me Kulusevski dhe më pas Emerson Royal ndëshkuan “qytetarët” në minutat 44’ dhe 47’-të, të sfidës.
Me nisjen e pjesës së dytë gjithçka ndryshoi, me Julian Alvarez dhe Erling Braut Haaland që shënuan 2 herë brenda 2 minutave, në të 51’-tën dhe 53’-tën, duke vendosur baraspeshën në “Etihad”. Përmbysja erdhi në minutën e 63’-të, me Riyad Mahrez që gjeti golin pas një pasimi të Rodri. Goli i katërt do të vinte në minutën e 90’-të, sërish nga Mahrez duke plotësuar dopietën personale.
Me këtë fitore Manchester City arrin në kuotën e 42 pikëve, 5 më pak se Arsenali i vendit të parë. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *