VIDEO/ Rast qesharak në Shqipëri-Uells, rrëzimi i Edy Rejës bëhet viral

Shpërndaje lajmin

Një episod i veçantë ndodhi në minutën e 57-të të ndeshjes Shqipëri-Uells. Miqësorja që po luhet në Kardif nuk ka prodhuar ende asnjë gol.

Gjatë një dyluftimi mes Rey Manajt dhe Rhys Norrington-Davies, e pësoi edhe trajneri Edy Reja. Lojtari britanik kreu një faull ndaj sulmuesit lushnjar.

Teksa po binte, Manaj rrëzoi edhe trajnerin italian të kombëtares. Nervozizëm në kampin tonë, teksa arbitri kryesor vendosi qetësinë duke ndëshkuar dy lojtarët më karton të verdhë.

Kjo është hera e dytë që Reja rrëzohet. Më parë i ndodhi në fundin e një konference për shtypin në Tropikal në Durrës. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *