VIDEO/ Roma nuk mjaftohet me golin e Lukaku, “gladiatorët” ndalen në Torino
“Verdhekuqtë” e Jose Mourinho nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në sfidën e kësaj të diele mbrëma, ndaj Torino, sfidë kjo e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Golin e parë të sfidës e shënuan pikërisht “gladiatorët” romakë, teksa arritën të tundin rrjetën e “demave” të Torino, falë “bomberit” belg, Romelu Lukaku, në minutën e 68’ të sfidës, mirëpo nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 85’-të, “bomberi” kolumbian, Duvan Zapata ndëshkon ‘miqtë’, duke vulosur rezultatin e barabartë, 1 me 1.
Me këtë rezultat, Roma ngjitet në vendin e 13 të renditjes me 5 pikë të grumbulluara, në po aq ndeshje, ndërsa Torino shkon në kuotën e 8 pikë, duke u vendosur kështu në vendin e 9 të tabelës. /i.m /
SHIKONI GOLAT: