VIDEO: Ronela Hajati shkëlqen në Eurovizion 2022, shqiptarja i vë “flakën” skenës

Shpërndaje lajmin

Ronela Hajati ka shkëlqyer në Eurovizion 2022, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë këndoi e para në natën e parë gjysmëfinale, që po mbahet në Torino.
Këngëtarja përfaqësohet me këngën “Sekret”, një këngë dinamike me ritme orientale, ku u shoqërua nga 4 balerinë të huaj dhe balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa.
Ronela tani do presë e qetë në prapaskënë rezultatin final për të mësuar nëse do shkojë në finalen e madhe të 14 majit apo jo. SHIKO VIDEON
Kujtojmë se nga 17 shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e sotme, 10 prej tyre do kualifikohen në finale. Votimi do zgjasë shumë pak dhe do jetë menjëherë pasi të mbarojnë të gjitha perfomancat.
Ronela duket shumë e qeshur dhe padyshim plot emocione. Ndërkohë, më herët, artistja ka publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.
Urojmë me zemër që Ronela dhe Shqipëria të kaulifikohen në finalen e madhe. Ronela e bëri detyrën e saj, tani është rradha e shqipatërve ta votojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.