VIDEO/ Shkon në 4 numri i personave nën hetim për ndotjen e lumit Gjanica, një i arrestuar

0
Shpërndaje lajmin

Ka shkuar në 4 numri i personave nën hetim, për ndotjen e lumit Gjanica në Fier, ndersa një person është arrestuar këtë të shtunë.
I arrestuari është shtetasi Gjergji Pambuku dhe nën hetim u vunë dy të tjerë.
Deri më tani, janë tre kompani që sipas policisë, kanë ndotur lumin Gjanica.
Hetimi vazhdon, ndërsa mostra të ujit të lumit janë dërguar për analiza në laboratoret e Agjenscisë Kombëtare të Mjedisit
Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *