VIDEO/ Shtanget Juventusi në fund, Genoa merr fitore shprese për mbijetesën

Shpërndaje lajmin

Genoa ka mposhtur me përmbysje 2-1 Juventusin dhe shpreson ende të qëndrojë në Serie A, pasi ka ngushtuar në 1 pikë diferencën me Salernitana, që këtë javë ndeshet me Cagliari.
Genoa nuk mund të hidhej në aventura në fillim. Strategjia e tyre ishte ta priste Juventusin dhe të zbriste me kundërsulm, por kjo nuk rezultoi efikase në 45 minutat e para.
Gjithsesi Juventusi të paktën nuk shënoi dhe Genoa mbeti në lojë. Pjesa e dytë nisi me gol dhe Dybala ishte fantastik, me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 48-të.
Argjentinasi pati më pas edhe një rast tjetër për të shënuar golin e qetësisë, por nuk ia doli. Në fund ndodhi mrekullia. Gudmunddson barazoi dhe më pas Amiri, u ndal mrekullisht nga portieri i Juventusit për golin e dytë.
Shtesa solli një rast të artë për Moise Kean, i cili nuk realizoi me portën bosh. Në minutën e fundit Genoa fitoi penallti dhe Criscito ndëshkoi ish-ekipin e tij dhe i dha tre pikë shprese për të mbijetuar kuqebluve. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *