VIDEO-Si asnjëherë më parë, Salsano Rrapi ndan momente me të bijat në rrjetet sociale

Share

Aktori i humorit Salsano Rrapi është shumë i rezervuar përsa i përket jetës private. Ai i ka mbajtur gjithnjë larg syrit mediatik vajzat e tij, Margi dhe Amal.

Së fundi Salsano ka ndarë disa momente me të bijat në Instastory ku shihen duke e pikturuar fytyrën e tij me ngjyra.

Në fakt ky është një rast i rrallë që Salsano po publikon një moment me të bijat pasi më parë në një intervistë për emisionin Rreze Dielli ai ka treguar arsyen pse nuk i pëlqen të publikojë foto me to në rrjetet sociale.

Është instiktive pse ne nuk duam t’i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren”, është shprehur ai kohë më parë./ CNA.al

 


Share

Komente