VIDEO/ Simulim për Oscar në Angli, polemika pas penalltisë së turpshme

Shpërndaje lajmin

Ky sezon ka qenë fantastik për Peterborough. Skuadra angleze siguroi sot zyrtarisht si vend i dytë kalimin nga League One në Championship. 3-3 përfundoi sfida shtëpiake ndaj Lincoln, që mban pozicionin numër katër dhe duhet të përgatitet për duele “play-off”.

Përballja ishte e bukur dhe spektakolare. Miqtë zhvilluan një pjesë të parë perfekte dhe kaluan në avantazh të trefishtë. Peterborough nuk u dorëzua dhe ia doli të evitojë humbjen falë një penalltie, që vetëm e tillë nuk ishte.

Minuta e gjashtë shtesë dhe arbitri kryesor akordi penallti për vendasit pas një simulimi për Oscar të një prej lojtarëve. Vendim që ka shkaktuar polemika në ishull, ndërsa Jonson Clarke-Harris dërgoi topin në rrjetë dhe festoi gjatë me shokët e skuadrës. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *