Video-skandali/ Luana Vjollca i bën thirrjen e fortë autoriteteve
Luana Vjollca ka bërë reagimin e fundit rreth video-skandalit në të cilin u përfshi nga hici. Javën e fundit kjo video në të cilën pretendohej se ishte Luana, bëri xhiron e rrjetit.
Mirëpo u deshën shumë pak ditë për të vërtetuar fjalët e Luanës, se ajo nuk ka të bëjë aspak me ato pamje.
Mbrëmjen e djeshme Luana ka bërë reagimin e fundit për këtë ngjare dhe ka edhe një thirrje për autoritetet.
Postimi i Luanës:
“Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen 2 të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!
1 – Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përietojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrejnë zërin e tyre që mund t’u duket i pafuqishëm, por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i bëhet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet!
Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.
2 – Në të njejtën kohë uroj shumë të shërbejë si shembull për shtetin e të merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re #IneligiencënArtificiale
Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ja dal sërish me ju në çdo hap.
Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë.
Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, shkruan Luana Vjollca.