VIDEO/ U arrestua pas 21 orësh arrati, momenti kur autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Shkodër shoqërohet në polici

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e shoqërimit të Lekë Vuksanit, 34 vjeç.
Ky i fundit u arrestua afër spitalit të Shkodrës, pas 21 orësh në arrati.

Lekë Vuksani dyshohet se ekzekutoi ditën e djeshme Petrit Vuksanin, 51 vjeç.
Raportohet se i riu ishte i armatosur në momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA ndërhynë në banesë, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes nuk bëri asnjë rezistencë.
Ndonëse viktima dhe autori kanë një mbiemër, ata nuk kanë asnjë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, edhe pse ditën e djeshme u raportuar se ishin kushërinj.
Kujtojmë se viktima i kishte dhënë me qira banesën autorit, ndërsa të dy dyshohet se janë zënë për lekët e qirasë./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *