September 20, 2021

VIDEO/ U rrokullis për disa metra dhe u përmbys në greminë, dalin pamjet e minibusit në Gramsh

Shpërndaje lajmin

ABC siguron foto nga minibusi që përfundoi në një greminë nga Gramsh mesditën e sotme e për pasojë ndërroi jetë një person dhe u plagosën 9 të tjerë.

Minibusi është rrokullisur për disa metra nga rruga kryesore duke u përmbysur në një humnerë. Nga sa mund të shihet në pamjet që ABC sjell nga vendi i ngjarjes, minibusi ka pësuar dëmtime të rënda.

Ndërkohë në tokë shihen edhe ushqime dhe veshje që pasagjerët që kanë pasur me vete. Sendet e tyre personale janë hapur në tokë si pasojë e rrokullisjeve që ka pësuar minibusi.

9 pasagjerët e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa nuk ndihet gjendja e tyre shëndetësore. m.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *