Video- Vlora e ‘pushtuar’ nga uji/ Luan Rama: Qindra milionë euro në xhepat e çibanëve të korrupsionit

Share

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale,  ku shihet si është përmbytur Vlora nga shirat.

Luan Rama shprehet se ndërsa Vlora përmbytet, kryeministri krihet.

Më tej, Luan Rama shton se sot Vlora ka ndjerë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Luan Rama:

Fakte në vend të fjalëve:

VLORA PËRMBYTET,

KRYEMINISTRI KRIHET…

Sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.

I gjithë qyteti është përmbytur nga ujërat që prej rreshjeve të shiut kanë vërshuar nga të gjitha anët, dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Vlora përmbytet, Kryeminstri krihet…


Share

Komente