December 8, 2021

VIDEO/ Xavi e nis mbarë, Barcelona fiton minimalisht në derbi ndaj Espanyol

Shpërndaje lajmin

Nis me fitore epoka e Xavi-t te Barcelona, katalanasit mposhtin minimalisht Espanyol-in në derbi (VIDEO)

Barclona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në derbi përballë Espanyol në kuadër të javës së 13 të La Ligas.

Kjo ishte ndeshja e parë për Xavin si trajner i katalanasve, i cili ka bërë një nisje të mbarë edhe pse fitorja e sotme ishte minimale.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola edhe psë të dyja skuadrat krijuan disa raste për gol.

E dyta nisi më mirë për miqtë që fituan një penallti në minutën e 48 e cila u kthye në gol nga Depay.

Ky gol do të i vetmi në këtë ndeshje duke përcaktuar kështu fituesin.

Në këtë ndeshje mesfushori shqiptar, Keidi Bare nuk u aktivizua për asnjë minut për Espanyol.

Barcelona me këtë fitore ngjitet në vendin e 6 me 20, ndërsa Espanyol në vendin 11 me 17 pikë.

Shikoni  KËTU permbledhjen e ndeshjes. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *