April 15, 2021

VIDEO/ Zemërimi i Mourinhos jep efekt, Tottenham rikthehet te fitorja

Shpërndaje lajmin

Tottenham pësoi një eliminim zhgënjyes nga Europa League ditën e enjte, por djemtë e Jose Mourinhos reaguan dhe sot fituan 0-2 në fushën e Aston Villas.

Një fitore që e rëndësishme për moralin dhe renditjen, pasi Spurs duan me çdo kusht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Skuadra mike realizoi nga një gol për pjesë. Braziliani Carlos Vinicius zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë, teksa Harry Kane vulosi fitoren e Tottenham.

Kapiteni ktheu në gol një penallti në fraksionin e dytë të sfidës, duke kryesuar renditjen më të mirë të golashënuesve të Premier League me 17 gola, po aq sa numëron edhe Momo Salah.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur skuadrën e Mourinhos në vend të gjashtë me 48 pikë, tre më pak se Chelsea i vendit të katërt. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *