Vidhnin në fshatra të ndryshëm, goditet ‘banda e hajdutëve’ në Shijak

Shpërndaje lajmin

Policia e Durrësit ka goditur një grup që merrej kryesisht me vjedhje banesash në zonën e Shijakut.
Në pranga përfunduan një 35-vjeçar dhe një 17-vjeçar të cilët u ndaluan në flagrancë duke vjedhur pajisje të ndryshme, në një biznes (servis automjetesh), në Xhafzotaj.
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi D. A., 29 vjeç, banues në Vorë, për kapjen e të cilit, vijon puna.
Gjithashtu, rezultoi se të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura në datat 9 dhe 13 janar, në fshatrat Xhafzotaj dhe Vlashaj, ku janë vjedhur sende dhe pajisje në ambiente (banesa dhe magazina) në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *