Vidhte çantat e udhëtarëve nëpër aeroporte/ Arrestohet i riu

Share

Një i ri është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftherios Venizelos” pasi u vidhte bagazhet pasgjerëve.

Mediat fqinje shkruajnë se i riu i cili posedonte dhe një pasaportë të rreme greke, me ndihmën e një çadre grabiste valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas largohej me shpejtësi.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tentoi të merrte çantën e një udhëtari por u pikas nga ky i fundit i cili filloi të konfliktohej me të.

Policia ndërhyri menjëherë dhe bëri të mundur arrestimin e të riut.

Dyshohet se grabitja e tij e fundit e suksesshme u regjistrua të mërkurën, ku arriti të grabiste një çantë brenda së cilës gjendeshin aksesorë me vlerë 2380 dollar.


Share

Komente