September 18, 2021

Vieri: Superliga do të ndodhë, pse t’i menaxhojë UEFA paratë e klubeve

Shpërndaje lajmin

Superliga Europiane vazhdon të jetë një çështje shumë e rëndësishme në futbollin e kontinentit të vjetër dhe njerëz me profil të lartë vazhdojnë të komentojnë. Nëse 99% e tyre janë kundër, Bobo Vieri është pro.

Ish-bomberi italian shprehet se Superliga Europiane do të ndodhë. Sipas tij janë klubet ata që grumbullojnë para dhe nuk ka pse ato burime t’i menaxhojë UEFA. Një qëllimet e klubeve është edhe pavarësia financiare dhe UEFA po bën maksimumin të mos e lejojë këtë.

“Superliga Europiane do të ndodhë. Klubet janë ata që gjenerojnë para, pse duhet t’i menaxhojë UEFA ato. Superliga është ende një projekt në zhvillim. Florentino Perez e tha qartë se 12 klubet janë ende themelues të atij kompeticioni”, shprehet Vieri. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *