Vijon ndëshkimi i qytetarëve që nuk mbajnë maska, gjobë dhe një lokali

Share

Policia e Shtetit njofton se në 24 orët e fundit ka gjobitur 645 persona të tjerë në të gjithë vendin për mosrespektim të rregullit antiCovid për mbajtjen e maskës në ambientet publike.

Gjithashtu masë administrative është vendosur dhe ndaj një subjekti për shkelje të protokollit të sigurisë kundër koronavirusit i cili mori një gjobë prej 1 milion lekësh.

Në komunikatën e policisë mësohet se janë ndëshkuar dhe 9 qytetarë të tjerë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00 në një kohë kur kjo gjë është e ndaluar, përveçse për arsye madhore.


Share

Komente