Shpërndaje lajmin

Pas verës së nxehtë, dimri është gati të rikthehet në malet zvicerane. Bora pritet të bjerë të shtunën, raportoi SRF Meteo në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se reshjet do të jenë të shumta në Alpe: 20 deri në 50 centimetra borë e freskët priten mbi 2000 metra, saktësoi shërbimi meteorologjik zvicerano-gjerman. Në disa rajone mund të bien deri në 80 centimetra mbulesë bore.
MeteoSwiss kishte paralajmëruar tashmë kthimin e një fronti të ftohtë me temperatura që do të shkojnë nga 26-28 gradë në fillim të javës në maksimum 15 gradë për ditën e shtunë.
MeteoSwiss specifikon gjithashtu se sot (e shtunë) “përgjatë Alpeve dhe veçanërisht në Engadine” priten “dyndje të mëdha të reve dhe disa reshje të sjella nga veriu me një kufi të rënies së borës nën 2000 metra”.
“Episodet e tilla dimërore nuk janë të jashtëzakonshme në këtë kohë të vitit, megjithëse nuk ndodhin çdo vit,” komentoi Frédéric Glassey i MeteoNews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *