October 16, 2021

Vila, toka dhe euro cash: Kjo është pasuria e ministres Gërvalla

Shpërndaje lajmin

Është bërë publike pasuria e ministres së Jashtme në Kosovë Donika Gërvalla. Gërvalla ka një automjet në vlerë 10 mijë euro dhe 13 mijë euro para të gatshme

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Sipas deklarimeve, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla posedon 120 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Ministrja ka deklaruar në AKK se posedon një truall me shtëpi banimi në vlerë 100 mijë euro, po ashtu tokë pyjore në vlerë 10 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë 10 mijë euro. Të tria këto pasuri janë trashëgimi familjare.

Gërvalla posedon edhe një veturë të tipit Toyota Avensis në vlerë 10 mijë euro.

Sipas raportit të deklaruar në AKK, ministrja e Jashtme e Kosovës në dy banka në Gjermani posedon para të gatshme në vlerë prej 13 mijë e 598 euro.

Si zëvendëskryeministre Gërvalla merr pagë prej 1 mijë e 228.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *