Viola Amherd: Federer ishte një ambasador i jashtëzakonshëm për Zvicrën
Rrallëherë tërheqja e një figure sportive nxit një shpërthim të tillë emocionesh si njoftimi të enjten se Roger Federer është gati t’i japë fund karrierës së tij yjore, përcjell albinfo.ch.
/AFP/Getty Images
Mes mijëra homazheve që lavdërojnë Federerin në mediat sociale, ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd tha se Federer “ishte një ambasador i jashtëzakonshëm për vendin tonë”.
Nicolas Bideau, president i institutit “Presence Suisse” shkroi në Twitter se “Asnjëherë një person nuk ka pasur një ndikim të tillë në imazhin e Zvicrës në botë. Roger Federer mishëroi në mënyrë të përsosur imazhin e Zvicrës”.
Dhe humoristi zviceran Thomas Wiesel postoi se ndërsa Britania e Madhe “thuhet se humbet monarkun e saj, ne jemi të trishtuar që humbasim tonën”.