Shpërndaje lajmin

Analisti Genc Burimi i ftuar në Euronews Albania tha se takimi i presidentit francez Macron me presidentit Kinez Xi Jinping është një shuplakë ndaj Gjermanisë, e veçanërisht ndaj Olaf Sholzit.
Sipas tij presidenti Francez zgjodhi të shkojë në Kinë së bashku me presidentin e Komisionit Europian, në mënyrë që t’i tregon Xi Jinping se Europa është e bashkuar.
“Nuk ishte një udhëtim tregtar. Në radhë të parë Macroni i jep një shuplakë Olaf Sholzit, i cili shkoi në Kinë para ca javësh, pa paralajmëruar askënd me kokën e tij. Macron bën këtë udhëtim dhe shkon e insiston që të ketë me vete presidentin e Komisionit Europian, pikërisht për të treguar se flasin me një zë të përbashkët. Po shkuan veç e veç, Gjermania veç, Spanja Veç e Franca veç, kur vetë Franca është një lagjje e Kinës, ai nuk të përfill”,- tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:

“I vdiq gruaja”, Brad Bitt lejon 105-vjeçarin të jetojë në shtëpinë e tij pa qira
“Një ekip afatgjatë do të qëndrojë këtu”- Glover zbulon masat e ODHIR për zgjedhjet
Stuhi akulli në Kanada: Dy të vdekur, më shumë se një milion njerëz pa energji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *