Shpërndaje lajmin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, është një vlerësim shumë i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në Euronews Albania, Baçi tha se Blinken vjen në Shqipëri për shqiptarët dhe për partneritetin dypalësh dhe jo për qeverinë.
Ai shtoi gjithashtu se vizita e Blinken në Tiranë është një “kamxhik” për mazhorancën.
“Vlerësim shumë i madh për Shqipërinë vizita e sekretarit të Shtetit të SHBA. Vlerësim për gjithë shqiptarët. Për mazhorancën është një kamxhik dhe jo vlerësim, për 1001 arsye. Vizita bëhet për shqiptarët dhe jo për mazhorancën.
Vizita nga një partner strategjik si SHBA janë në kuadrin e partneritetit dypalësh. Është një garanci e fortë për ne në një botë të trazuar, ku shteti udhëheqës i NATO-s është në krahun tonë.
Absolutisht nuk do të ishte keq sikur të kishte një takim të Blinken me krerët e opozitës, por në këto vizita, takimet bëhen vetëm me krerët e shteteve dhe kjo është normale”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:

Eksperti: Mesazhi që Blinken i çon Rusisë nga Tirana
Poster gjigant dhe flamuj amerikanë, atmosfera për vizitën e Blinken në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *