“Vjedhja është sistem”- Balliu: Ramën e nxjerr nga qorrsokaku vetëm burgu

Shpërndaje lajmin

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, foli në Euronews Albania në lidhje me situatën e aktualitetit politik në vend.
Balliu hodhi akuza të forta mbi maxhorancën, ku tha se përfshirja e kryeministrit Rama në vjedhje dhe e vëllait të tij në veprimtari të jashtëligjshme janë shumë të forta, duke bërë që fundi i tyre të jetë ose të shkojnë në burg ose të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Balliu hodhi akuza edhe ndaj reformës në drejtësi, ku tha se kjo reformë ka bërë që në gjyqet përballë qytetarëve dhe politikanëve, të fitojnë vetëm këta të fundit.
“Këtë reformë ne e bëmë që qytetarët të humbin gjyqet përballë politikanëve, e bëmë që qytetarët të humbasin shtëpitë e tyre, tokat e tyre përballë politikanëve?! Më pas shtëpitë e tyre kthehen në pallate ku pastrohen paratë e drogës.
Me të drejtë zoti Bushati thotë se do një vetëpastrim politika. Por kur i hyn botës së vjedhjes dhe e kthen vjedhjen në sistem duke krijuar mekanizma si borde, nuk i del më asaj grope. Nga ajo gropë të nxjerr vetëm drejtësia ose të bëhesh bashkëpunëtor ose të shkosh në burg. Edi Rama nuk del dot nga ky qorrsokak. Olsi Rama nuk del dot nga “Bitcoini”, plus kanë hallin e atyre brenda se mos flasin”, tha Balliu.
LEXO GJITHASHTU:

Balliu përplaset me Bushatin: Kriminelët i ke nëpër club-et e Tiranës
“Këta janë monstra”, përplasje dhe akuza mes Balliut dhe Meçes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *