Vjenë: Ambasada e Kosovës organizon takim lamtumirës për ambasadorin e Shqipërisë, Roland Bimo
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana dhe stafi e tij, organizoi takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo. Në takim ishin të ftuar mërgimtare e mërgimtarë aktivist e drejtues shoqatash, shkruan albinfo.at.
Një minutë heshtje u nderua Heroi i Kombit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristt serb katër ditë më parë.
“Takimi ynë mbahet në shenjë nderimi e falënderimi për punën e mikut tim të nderuar Z. Roland Bimo, i cili ndihmoi shumë aktivitet tonë vazhdimisht.
Në shenjë nderimi Ambasada e Kosovës ndau mirënjohje ambasadorit në largim, Roland Bimo me motivacion: “Për kontributin e tij të çmuar, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri”.
Ambasadori në largim, Roland Bimo në fjalën e tij falënderoi të pranishmit për praninë e tyre, bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre gjatë punës së tij dhjetëvjeçare. “U jam mirënjohës të gjithëve për përkrahjen tuaj dhe angazhimin tuaj në afirmimin e vlerave të kombit tonë këtu në Austrinë mike. Shpresoj se miqësia jonë do vazhdon me secilin”
Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë nuk mori pjesë asnjë nga personeli tjetër i saj.
Të pranishmit folën me respekt për punën e Ambasadorit Bimo gjatë kësaj periudhe të sfidave të shumta diplomatike dhe pandemia.
(Hazir Mehmeti)