Vjenë, kryeministri Kurti nesër takohet me kancelarin Nehammer

0
Shpërndaje lajmin

Raportohet se Kkyeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër vjen në Vjenë ku do të pritet me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer, trasmeton albinfo.at.
Vlen të theksohet se Kurti do të ketë një takim me dyer të mbyllura me kancelarin e Austrisë, pastaj në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryeministri Kurti dhe kancelari austriak, pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.
Përveç çështjeve të Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë, një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer, do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.
Gjatë vizitës, kryeministri Kurti, do të mbajë edhe dy ligjerata, njëra do të jetë në Institutin për Politike Evropiane e të Sigurisë si dhe një tjetër në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Kujtojmë se Austria është një nga shtetet më përkrahëse ndaj Kosovës në të gjitha proceset e saj. /Albinfo.at

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *