Vjosa Osmani bashkë me Edi Ramën disktuojnë në Ulqin

0
Shpërndaje lajmin

Duket se Ulqini i ka bërë bashkë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të cilët po qëndrojnë atje me rastin e hapjes së sezonit kryesor turistik, përcjell albinfo.ch.
Në disa fotografi të publikuara në media, Osmani e Rama janë parë të ulur në një tavolinë, në praninë e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Bashkë me ta ndodhet edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ndryshe, me rastin e hapjes së sezonit turistik në Ulqin, sonte do të mbajë koncert tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj.
Organizatorë të kësaj ngjarje të rëndësishëm janë Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Qendra për Kulturë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *