Kryeministri Edi Rama ishte të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës Park Kombëtar.
Rama u shpreh se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.