“Vlera R” e koronës në Zvicër, përsëri mbi 1

Share

432285877 highres 1

Numri i riprodhimit (vlera R) i koronavirusit në Zvicër është rritur në 1.04 më 29 dhjetor. Një javë më parë, indeksi i përhapjes së infeksionit kishte qenë 0.93.

Vlera aktuale R pasqyron situatën e infeksionit të rreth dhjetë ditëve më parë, ka njoftuar të premten  Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në faqen e saj, transmeton albinfo.ch.

Me vlerën 1.04, tani jemi shumë larg vlerës së synuar prej 0.8. Ky raport është llogaritur nga task forca shkencore federale.

Numri ose Vlera R tregon se sa njerëz mund të infektojë një person tashmë i infektuar. Sipas shifrës së fundit (1.04) 100 persona infektojnë 104 të tjerë. Rreth njoftimit për situatën e infeksionit në kantone dhe Lihtenshtajn, ka vonesa kohore prej rreth 14 ditësh .


Share

Komente