Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Ngjela: Goditje e rëndë për Ilir Metën, dosjet në duart e SPAK

Share

Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit .
Shkruan Spartak Ngjela
Departamenti i Shtetit amerikan goditi sot rëndë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, duke i dhënë vlerë të veçantë gjyqtarit Ardian Dvoranit, si një figurë antikorrupsion në Shqipëri dhe si model ndërkombëtar.
Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin.
Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit .
Por ishte pikërisht Meta që e pushoi si gjyqtar.
Departamenti i Shtetit amerikan tha sot me shumë kuptim, që, kaq ishte mbretërimi i të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë.
Por, çështja me më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që politika amerikane e rinisi procesin e antikorrupsionit në Shqipëri, duke goditura me tepër forcë Ilir Metën.
Po të tjerët?
Në fakt, nërkohë, dosjet i ka nëpër duar SPAK-u.
Por, a do të veprojë SPAK në këto kohë?
Duke u nisur nga kjo që dëgjuam sot, SPAK-u kuptohet se paska filluar punë me temp të fuqishëm.
Kurse Shqiptarët po presin konkreten…


Share

Komente