Vlerësimi i Dvoranit nga DASH/ Calavera: Këta njerëz të guximshëm do mbështesin shtetin e së drejtës

Share

Genoveva Ruiz Calavera ka uruar Ardian Dvoranin për vlerësimin e marrë nga DASH si një nga 12 personalitete në botë që kanë luftuar korrupsionin. Calavera shkruan se guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsioni, ndërsa shton se BE do të mbështes Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës

“Urime! Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsionit. BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të vendosur baza të begata për zhvillimin ekonomik”, shkruan Calavera./CNA.al


Share

Komente