Vlerësimi i Dvoranit nga DASH/ Presidenca vijon me sulmet ndaj Ramës: O faqezi…

Share

Pak kohë më parë, mes presidentit Ilir Meta dhe ish kreut të KED pati një përplasje të fortë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Përplasja mes tyre në muajt e fundit të vitit të kaluar ka përfunduar në SPAK. Presidenti kallëzoi penalisht Dvoranin në Gjykatën e Tiranës, ku e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave të tij.

Të dy janë marrë në pyetje nga prokuroria ku kanë paraqitur edhe provat e tyre. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, e cila nuk u ftua në betim nga presidenti Meta, por ajo shkoi tek noterja duke hedhur firmën. Ndërsa Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Ndërkohë që vlerësimi i DASH për Dvoranin si kampion i luftës ndaj korrupsionit ka sjellë reagimin e Ramës, i cili u shpreh se ky çmim është një inkurajim për drejtësinë e re.

Pas këtij reagimi ka ardhur replika e ashpër nga Presidenca. Ka qenë zëdhënësi, Tedi Blushi ai i cili përmes një postimi e ka cilësuar kryeministrin si faqezi, duke theksuar se Ramaforma do të marr fund në 25 prill.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR”, shkruan Blushi./CNA.al

DASH vlerëson Dvoranin/ Rama: U shkri balta politike që u hodh mbi të

Antikorrupsioni/ Ardian Dvorani mes 12 personave të vlerësuar nga DASH


Share

Komente