Vllaznia nuk ndalet, mund Teutën dhe nis arratinë

Share

Vllaznia ka realizuar një tjetër kryevepër, teksa ka mundur Teutën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Ardit Hoxhajt në minutën e 65-të.

Dominim absolut i skuadrës shkodrane, që ndonëse terreni ishte i vështirë për shkak të shiut të dendur, është imponuar frikshëm ndaj durrsakëve. Golin vendimtar e shënoi pikërisht Ardit Hoxhaj, i cili në minutën e 59-të arriti të çajë mbrojtjen e Teutës dhe ta dërgojë topin në rrjetë.

Por vetëm 6 minuta më pas shkaktoi një ndërhyrje të rëndë me taka të ngritura ndaj Pjeshkës dhe arbitri nuk e fali.

Vllaznia kryeson kampionatin me 29 pikë duke mundur ndjekësit e tyre më të afërt (Teutën) dhe duke e kaluar tërësisht presionin te Partizani, Kukësi dhe Tirana që luajnë nesër.


Share

Komente