January 28, 2022

Vlora Çitaku: Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së

Shpërndaje lajmin

E përfolura për kandidate për kryetare të PDK-së, Vlora Çitaku i thotë jo garës së brendshme.

Ajo ka demantuar të gjitha lajmet duke thënë se nuk do të jetë kandidate për kryetare të PDK-së pëcjell albinfo.ch.

“Përgjigjja e shkurtë është jo. Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së dhe jo pse i frikësohem garës, e as pse entuziazmohem nga sondazhet, ndonëse është ndjenjë e mirë kur pëlqehesh nga publiku, por vendimet nuk i marr mbështetur nga ato premisa. E thashë në fillim që PDK-së nuk i duhet shpëtimtari, mesia, ky lloj koncepti i të menduarit politik duhet të çrrënjoset nga skena politike kosovare. Kosova nuk ka nevojë për gra të forta dhe burra të fortë, Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe partitë politike janë institucione”.

Megjithatë, Çitaku s’e mohon që e ka menduar gjatë nëse duhet t’i futet garës për të parën e partisë.

“Për të qenë korrekte në raport me ata që vërtetë synojnë t’i hyjnë garës, unë nuk do të lë terren, por do të angazhohem fuqishëm dhe fakti që nuk garoj në këtë konventë është sepse unë kam qenë tërësisht e shkëputur nga strukturat e PDK-së dhe më është dukur pak arrogante nga ana ime që t’ia ofroj veten si alternativë në një kohë kur nuk jam pjesë e strukturave të PDK-së”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.