Vlorë/ Gjyqtari Hysen Saliko, i shkarkuar për lidhje e pasuri kriminale, po “luan fijet e zeza” për t’u rikthyer te “tepsia”

Share

Në sulm kundër ONM e komisioneve të “Veting”, janë hedhur dhe dy djemtë e tij, njëri OPGJ e tjetri Jurist i Kadastrës së Shqipërisë/ “Ceni” i Apelit të Vlorës, u përjashtua nga drejtësia, për 175 “cene të zeza” korruptive e shërbime në favor të eksponentëve të botës së krimit në zonën Lushnjë-Fier-Vlorë-Sarandë, me lirim trafikantësh, “të fortësh” e zullume me hajdutët e pronave; ndërsa në raportin e DSIK “GP Nr. 12073” datë 02.11.2017 dhe hetimet që ka bërë ONM-SHBA, rezulton se “çekiçin” e drejtësisë e ka përdorur për padrejtësi që i buronin pasuri; të cilat, ashtu si Tik Llalla, u mundua t’i fsheh pas biznesit si fermer mjalti, por rezultuan se vinin erë “m… punësh të pista”

Rasti më tipik, i guximit amoral për të kërkuar drejtësi pas përzënies nga sistemi i drejtësisë me “Veting”, është përpëllitja e Hysen Teki Salikos, ish-gjyqtari i Apelit Vlorë; i cili prej 10 vitesh në këtë gjykatë e 7 vite anëtar i KLD Nishani-Meta dhe prej 14 vitesh kryetar i Gjykatës Kolonjë, u ka mohuar drejtësinë shumë qytetarëve, duke favorizuar krimin e korrupsionin.

Më 3 gusht 2020, me Vendim  Nr.284, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e shkarkoi nga detyra dhe e përjashtoi Hysen Salikon nga drejtësia për 15 vite (deri në moshën 77 vjeç).

Shkarkimi i “skuthit” të Apelit Vlorë, u bë referuar vetëm pronave të shumta të shpërdorimit të detyrës; përdorimit të “çekiçit” për interesa personale e për pasuri të pista, që nuk mundi t’ia “pastronte” dot as kryetarja e seancës, vlonjatja  Genta Bungo (Tafa), të cilës, Ceni i ka bërë shumë “ndere gjyqesh”.

Qytetarët e Vlorës, Fierit, Beratit etj; që i përmbledh Apeli i Vlorës; konsideruan “drejtësi”, shporrjen e Cen Salikos nga gjykata e nga drejtësia, ndërsa ai po lufton të rikthehet tek “tepsia e vjetër”, duke e ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Më 21.12.2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, hodhi shortin për të gjykuar ankesën “Çështja (JR) nr.59/2020, datë 16.12.2020”, me ankues gjyqtar Cenin nga Qinami; i cili quan “të padrejtë” shkarkimin nga detyra e përjashtimin nga drejtësia, duke u vetë-shpallur si “ikona e ndershmërisë, drejtësisë së barabaratë e integritetit moral”.

Mirëpo, faktet që kanë nxjerr KPK e ONM-SHBA nga raporti e DSIK, SHISH, policisë madje edhe të vetë KLD-së ku Hysen Saliko ishte anëtar; tregojnë se është “simbol” i  matrapazit, që me vendimet e tij, ka dëmtuar shumë interesa të shtetit, të bizneseve e madje jetë njërëzish, mes tyre 87 denoncime për abuzime të rënda, 11 të bëra publike nga KPK.

Janë fakte, që për gjyqtarin Hysen Teki Saliko, kanë dalë nga 26 vite punë; prej 10 vitesh në Apelin Vlorë e paralisht 7 vite anëtar i KLD Nishani-Meta dhe prej 14 vitesh, kryetar i Gjykatës Kolonjë.

Tipik si manovrat e Tik Llallës, edhe Hysen Saliko, është gjyqtari “akrobat katundi”, i cili tentoi të mashtronte komisionin e “Veting” dhe shefen e ONM-SHBA, për të ardhurat financiare dhe pasuritë e paligjshme; duke u justifikaur se i kishte siguruar nga puna si “fermër bletësh e mollësh”.

Aventura e tij, shkoi deri në atë mashtrim zyrtar penal, sa për pagesën 30 mijë Euro të bërë në bankë me emrin e tij; gjyqtari Saliko deklaroi se i ishte falsifikuar firma; ndërsa në sencë u përballë me denoncimet konkrete, përballë të cilave qëndroi “pulë”.

Në vërtetim të provave të shumta, redaksia “Pamfleti”, do publikojë një video-fakt me zë e figurë të kohëve të fundit, që tregon veprimet e rënda penale të gjyqtarit Hysen Saliko në Apelin e Tiranës, ku shfaqet si sekser e pazarxhi, për të korruptuar gjyqtarë e prokurorë në favor të krimit.

Përveç padrejtësive që ka bërë me tokat e bregdetit në pazare me avokat, prokurorë, kryepolicë, kryekomunarë, topografë, legalizues, hipotekues e ekspertë; vendimet e Hysen Salikos kanë rekord, lirimin e “të fortit” të Fierit, Renato Saliu (Çami), pjesë drejtuese e një strukture krimi “VI”, i cili ia vlerësoi “nderin”.

Kujtojmë, se në sulmin kundër shkarkimit të gjyqtarit Hysen Saliko; është angazhuar intensivisht edhe djali i tij, Ibrahim Saliko, me presione e propagandë kundër KPK dhe ONM-SHBA.

Edhe djali, deri më 1 qershor 2019, ka qenë inspektor vlerësimi i ankesave për vendimet gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa prej asaj date është OPGJ në Tiranë, emëruar me “konkurs”  nga Arta Marku.

Po kështu dhe djali tjetër, Fjoralb Saliko, i cili po me “konkurs” nga Ministria e Drejtësisë, është emëruar Inspektor (Jurist) në Drejtorinë e Kompensimit Financar të Pronave; ndërsa në aktivitetin politik është emëruar drejtues i Departamentit të Pronarëve në PD. Kaq për sot./Pamfleti  


Share

Komente