Vodhi brenda ditës 12 targa, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë në Belgjikë

0
Shpërndaje lajmin

Një 23-vjecarr ra në prangat e policisë pasi vodhi brenda ditës targat e 12 automjeteve.
Këto targa do të dërgoheshin jashtë shtetit dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.
23-vjeçari me iniciale J. L., ka qenë i arrestuar dhe i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura. Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas,” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
 
LEXONI GJITHASHTU:

EMRI| 36-vjeçari ndërron jetë në burgun e Rrogozhinës, i dënuar për drogë e vjedhje
Skema e vjedhjes së 45 mijë m2 në “Gjirin e Lalzit”, si “Rrumi” korruptoi avokatin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *