Vokshi ngre alarmin/ Fëmijët po largohen nga vendi, brenga të mëdha për familjet

Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zhvilluar sot takime me disa vajza e gra banorët të Bregut të Lumit, në Tiranë.

Vokshi deklaron se ata i kanë treguar problemet me të cilat përballen dhe duke marrë shkas nga kjo demokratja thotë se fëmijët e tyre janë detyruar të largohen nga vendi.

“Takim me zonja e zonjusha te Bregu i Lumit, njësia administrative 11, Tiranë. Zonjat e nderuara të kësaj zone më treguan për një mori problemesh me të cilat përballen, duke përfshirë papunësinë dhe emigracionin.

Fëmijët e tyre detyrohen të largohen nga Shqipëria. Ky femomen jo vetëm ka larguar të rinjtë nga vendi ynë si pasojë e mungesës së mundësive për arsim dhe punësim, por dhe ka krijuar brenga të mëdha në çdo familje shqiptare. Në 25 Prill Shqipëria fiton”, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale./ CNA.al


Share

Komente