Von Cramon: Është përgatitur një paketë masash ndaj Serbisë, pritet të miratohen

0
Shpërndaje lajmin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se në përgjigje të sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është përgatitur një paketë masash, ndërsa shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për ngjarjen e 24 shtatorit.
“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë Qeverinë e Serbisë… Vuçiq është në kontroll të shumëçkaje që ndodh në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë”, ka thënë ajo për Inside Albania, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj është me rëndësi që Serbia të nënshkruajë çdo marrëveshje të arritur me Kosovën teksa Kosova të sigurojë krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri.
Ndër të tjera, sa i përket dialogut ajo vuri në dukje se diplomatët po hartojnë një tjetër propozim se si do të vazhdohet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *